Shefja e Zyres së BE-së, Natalia Apostolova takon grupin parlamentar 6+
Prishtinë, 20 nëntor -Natalia Apostolova, Shefe e Zyres së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së do përmbyllë sot takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar përfaqësuesit e grupit parlamentar "6+".
Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me axhendën evropiane.
Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës - Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Nderlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante.