Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova viziton Mitrovicën e Veriut
Prishtinë, 24 tetor - Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosova e cila njëkohësisht është edhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova do të vizitojë sot Mitrovicën e Veriut.
Qëllimi i kësaj vizite është vlerësimi i punës së bërë në projektet e financuara nga BE-ja në Mitrovicën e Veriut. Gjatë vizitës, Apostolova do të takohet edhe me kryetarët e katër komunave veriore, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.