13 Janar 2025

Shefi i Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian do të vizitojë Kosovën

Prishtinë, 20 mars - Shefi i Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të BE-se në Komisionin Evropian, David Cullen sot do të vizitojë Kosovën.

Gjatë vizitës ai do të marrë pjesë në punëtori e cila ka për synim ofrimin e informatave relevante për përfituesit potencial në lidhje me programin e BE-së për konkurrueshmëri të ndërmarrjeve dhe NVM-ve (COSME) dhe instrumenteve financiare në përgjithësi.

Cullen gjithashtu do të marrë pjesë në panelin e nivelit të lartë ku do tw lancohet Raporti i Monitorimit pwr Kosovwn  i financuar nga Be-ja dhe i implementuar nga SIGMA, një inciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Zhvillimin Ekonomik dhe të Bashkëpunimit.

Kjo ngjarje paraqet mundësi për ekspertët, zyrtarët qeveritar, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe akterët ndërkombëtar për të diskutuar qasjet për administratë efektive publike, shërbim civil me performancë tejet të lartë, struktura llogaridhënëse shtetërore dhe financa publike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)