Shefi i mbrojtjes së Hungarisë viziton Kosovën
Prishtinë, 30 prill - Shefi i Mbrojtjes së Republikës së Hungarisë, Gjenerali Laszlo Tömböl, do të vizitojë KFOR-in.
Gjenerali Tömböl do të informohet për situatën aktuale nga komandanti i KFOR-it , Gjenerali Lejtnant Markus Bentler. Ai gjithashtu do ti vizitojë trupat e KFOR-it në zonën e Battle Group-it Shumëkombësh Përëndim dhe Kontingjentin Hungarez.
Një deklaratë për shtyp nga Gjenerali Tömböl dhe Lejtnant Gjeneral Bentler do të mbahet në Shtabin e KFOR-it në Film City duke filluar nga ora 14:30.
Republika e Hungarisë kontribon me rreth 230 ushtarë të KFOR-it.