SHBA: Zgjedhjet ishin me standarde ndërkombëtare
Nëpërmjet një deklarate për media ambasada ka bërë me dije se zgjedhjet e djeshme edhe më tej vërtetuan se Kosova është plotësisht e aftë që të mbajë zgjedhje korrekte dhe transparente, të cilat përmbushin standardet ndërkombëtare.
"Ambasada Amerikane në Prishtinë ka bërë me dije se pret bashkëpunim me qeverinë e re në çështjet kyçe, të cilat do të ndihmojnë në avancimin e aspiratave euroatlantike të Kosovës."
"Ambasada amerikane përshëndet të gjithë votuesit të cilët shkuan dje në vendvotime për tu siguruar që zëri i tyre është dëgjuar në procesin demokratik të Kosovës", theksohet në komunikatë.
Ambasada po ashtu është e inkurajuar nga raportet e para të cilat tregojnë që zgjedhjet e së dielës ishin në masë të madh të besueshme dhe në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.
"Presim bashkëpunim me qeverinë e re në çështjet kyçe të cilat do të ndihmojnë në avancimin e aspiratave euroatlantike të Kosovës."
"Raportet e medieve dhe shoqërisë civile Kosovare, së bashku me raportet e ekipeve tona vëzhguese të ambasadës tregojnë që autoritetet Kosovare iu përgjigjën me përpikëri raporteve të kohëpaskohshme lidhur me parregullsi dhe manipulime të supozuar zgjedhore."
"Jemi duke i vëzhguar këto raporte nga afër dhe vazhdojmë të jemi të sigurt që KQZ, Policia e Kosovës dhe zyra e Prokurorit të Shtetit do të vazhdojnë partneritetin e tyre pozitiv për të siguruar që të gjitha incidentet janë hetuar rrënjësisht dhe janë zgjedhur sipas ligjeve Kosovare", theksohet me tutje
Ambasada po sahtu vlerëson punën e zellshme të OSCE, EULEX dhe KFOR të cilët siguruan që secili qytetarë të mund të votojë në zgjedhjet e sigurta. Gjithashtu, presim të shqyrtojmë raportin fillestar vlerësues të Misionit Vëzhgues Zgjedhorë të Bashkimit Evropian.
"Duke ndërtuar mbi suksesin e votimit të vitit të kaluar, zgjedhjet e djeshme edhe më tej vërtetuan se Kosova është plotësisht e aftë që të mbajë zgjedhje korrekte dhe transparente të cilat përmbushin standardet ndërkombëtare."
"Mbesim të inkurajuar nga përpjekjet individuale për ti shprehur të drejtat e tyre demokratike qoftë duke votuar për herë të parë apo duke e siguruar besueshmërinë e procesit. Fuqia e Kosovës qëndron në pjesëmarrjen dhe integrimin e plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës për të arritur një të ardhme më të begatë."
"Çmojmë punën e zellshme të autoriteteve Kosovare, shoqërisë civile, medieve dhe partive politike ku secili dha kontributin jetik për suksesin e djeshëm. Më me rëndësi, përgëzojmë qytetarët e Kosovës që vendi i tyre i ri vazhdon të marrë hapa dramatik për ta çuar më tej zhvillimin e saj demokratik dhe aspiratat Evropiane", thuhet në fund të njoftimit.