SHBA vazhdojnë të mbështesin fuqishëm pavarësinë e Kosovës
Presidentja Jahjaga dhe Gordon, në takimin miqësor, diskutuan për një varg çështjesh me rëndësi për forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, si dhe për zhvillimet në vendin tonë dhe në rajon.
Presidentja Jahjaga shprehu kënaqësinë që Republika e Kosovës i ka përmbushur kushtet që të përmbyllë pavarësinë e mbikëqyrur dhe që ti marrë përgjegjësitë e plota si shtet sovran dhe i pavarur.
Ajo gjithashtu theksoi angazhimin e institucioneve të Kosovës rreth gjendjes në tri komunat në veri të vendit.
Ajo përsëriti se nuk ka ndarje e as status të veçantë dhe se zgjidhja e vetme për integrimin e komunitetit serb në këto komuna është zbatimi i plotë i Pakos së Presidentit Ahtisaari.
Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin që ka pasur misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX që vepron në Republikën e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.
\"Ky mision duhet të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë për të ndihmuar institucionet e vendit, ato të gjyqësisë, të prokurorisë dhe të policisë në punën e tyre. Në ditët në vijim ne do të gjejmë mundësinë e vazhdimin të mandatit të misionit të EULEX-it, duke ofruar një zgjidhje të përshtatshme që është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe që është e dhe e pranueshme për Bashkimin Evropian\", tha Presidentja Jahjaga.
Ndihmëssekretari i shtetit, Gordon theksoi rëndësinë e vendimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për të përmbyllur mbikëqyrjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe e cilësoi këtë si një votë besimi të komunitetit ndërkombëtar për progresin e arritur në Kosovë në konsolidimin e shtetësisë.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë tokësore të Kosovës dhe besojmë se çfarëdo qeverie që formohet në Beograd, do të zbatojë në tërësi marrëveshjet e arritura në bisedime dhe të vazhdojë ato bisedime në cilëndo formë që do të jetë e domosdoshme, për të arritur marrëveshjet praktike që ndihmojnë lehtësimin e jetës së qytetarëve në të dyja anët e kufirit, tha zoti Gordon.