SHBA vazhdojnë përkrahjen për sundimin e ligjit në Kosovë
Prishtinë, 10 nëntor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Brian Nichols.
Në këtë takim u bisedua për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e dhënë për Kosovën në disa fusha, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.
Më këtë rast, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Nichols, përmendi rendësin e miratimit sa më të shpejt të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.
Po ashtu, shprehi interesimin e SHBA-ve për vazhdimin e përkrahjes në administrimin e gjyqësorit, në çështje që lidhen me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe administrimin e saj, si dhe për shërbimin korrektues të Kosovës.
Ndërsa, Ministri Kuçi pasi falënderojë Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan Nichols, për ndihmën e vazhdueshme që SHBA-ja po e jep për Kosovën në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, shprehi gatishmërinë e koordinimit me institucionet relevante, veçanërisht me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për realizimin sa me efikas të këtyre projekteve.
Gjatë këtij takimit u bisedua edhe për mundësin e nënshkrimit të marrëveshjes për ekstradim dhe për fusha të tjera të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.