SHBA u bën thirrje partive të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Prishtinë, 22 dhjetor - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) u ka bërë thirrje partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore.
''Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore'', thuhet në deklaraten e ambasades amerikane.