16 Janar 2025

SHBA të ndihmojnë konsolidimin e një opozite më të fortë

Prishtinë, 8 prill -  Partia Nacionale Demokratike Shqiptare (PNDSH) konsideron se interesat klanore, përfitimet momentale, korrupsioni, bajraktarizmi, frika nga ndëshkimet, jo toleranca, mungesa e pragmatizmit politik, por edhe e atdhedashurisë, janë disa nga faktorët pse as edhe sot në Kosovë nuk kemi opozitë unik e të forte, dhe, pse ajo sot është shumë larg që të krijoj një alternativë të re, një alternativ shpresëdhënëse dhe ndryshe për qytetarin e Kosovës.

Bujar Abdullahu kryetar i PNDSH-së ka thënë se fajin për një gjendje të tillë - pa opozitë të fortë dhe me shtrirje të gjerë - sigurisht se e bartin edhe disa ndërkombëtar me interesat e tyre momentale e pa as më të voglën përfillje për shkallën e demokracisë dhe mirëqenies në Kosovë.

\"Sot opozita në Kosovë punon me gjeneratorё, ajo nuk e ka intensitetin e duhur demokratik që duhet ta ketë një opozitë serioze, pa të cilën një shoqërie i mungon raporti pozitë – opozitë parakusht ky i funksionimit të demokracisë\", ka thenë Abdullahu.
Opozita në Kosovë sipas tij nuk është shumë përfshirëse por parciale, ajo nuk po mund të ofroj ndryshime sepse i mungon uniteti.

Ai ka theksuar se përkundër faktit se kemi një qeveri e cila nuk e meriton as edhe një ditë më shumë të qëndroj në pushtet ajo jo vetëm që qëndron në pushtet, por askush nuk e sfidon as edhe rrezikon prandaj ajo e ka konfidencën thua se ka fituar shumicën absolute të votave. Fajin për këtë sipas tij e ka opozita.

Nisur nga kjo situatë jo demokratike dhe në shumë sfera e pa shpresë dhe e pa-alternativë për qytetarin e Kosovës, PNDSH konsiderojn se është e udhës që në këtë fazë, përfaqësuesit e SHBA-ve në Kosovë dhe të tjerët nga ky shtet të ngarkuar me çështjen e Kosovës të na ndihmojnë që të konsolidojmë një opozitë të mirëfilltë dhe mundësisht me shtrirje sa më të gjerë.

\"Do të ishte e mirëseardhur që kësaj nisme t’i bashkëngjiten edhe përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Britanisë.\"

\"Thënë përmbledhtazi kjo situatë e rëndë, ku mungesa e një opozite të fortë po e dëmton shëndetin demokratik të Kosovës, ne si parti mendojmë se megjithatë ja vlen që kjo ndihmë t’i jepet opozitës nga ndërkombëtarët, sepse kjo ndihmë është ndihmë për t’i dhënë shtytje demokracisë aq shumë të munguar, dhe për t’i dhënë shpresë qytetarit aq shumë të zhgënjyer\", ka pohuar ai.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)