SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria
Prishtinë, 20 prill - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një deklarate për media kanë mbështetur Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria.
"SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë", thekson Ambasada amerikane.
Me këtë riatdhesim sipas ambasades amerikane Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njejtës rrugë.
"I duartrokisim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve", thekson ambasada.
SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera.