SHBA s'ka asnjë plan për Kosovën
Prishtinë, 17 prill - Pas publikimit në media të ndryshme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një plan të ri për Kosovën sa i takon FSK-së, kanë reaguar dy ambasadorët e saj, Kirby dhe Jocobson.
Ambasadori amerikan në Beograd Michael Kirby ka mohuar raportimet e disa medieve për ekzistimin e plani amerikan për Kosovën. Kështu kanë raportuar disa media serbe.
Nuk ekziston kurrfarë kozmosi paralel dhe nuk ekziston plani i veçantë amerikan në tavolinë. Njerëzit dëshirojnë të përhapin zëra se SHBA nuk përkrahin atë që bënë përfaqësuesja e lartë (Catherin Ashton) me dy kryeministrat", ka thënë Kirby duke përkujtuar se Hillary Clinton dhe Catherine Ashton kanë përkrahur dialogun.
Edhe Ambasadorja e SHBA-së, Tracy Jacobson ka thënë se SHBA-ja e ka mbështetur procesin e dialogut, por nuk kanë luajtur rol në këtë proces, si dhe nuk kanë paraqitur plan.
Procesi i dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit ka qenë tërë kohën i lehtësuar nga BE. Neve nuk na takon të japim propozime dhe sugjerime BE-së për vendimet që do të merren në Bruksel, ka thënë sot Ambasadorja e SHBA - së në Kosovë, Tracy Jacobson duke iu përgjigjur shkrimeve nëpër media se SHBA ka propozuar një plan që FSK-ja të mos shkel në veri për pesë vjetet e ardhshme, raporton RTK.
Ky proces është udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe në partneritet nga dy kryeministrat. SHBA nuk ka luajtur kurrfarë roli nuk ka paraqitur asnjë plan, por kanë vazhduar gjithmonë ti mbështesin dhe kanë inkurajuara të gjitha palët në proces duke përfshirë edhe Ashtonin. Duhet ti urojmë dhe tu dërgojmë energji pozitive palëve në punën e tyre shumë sfiduese, ka thënë Jacobson.