18 Janar 2025

SHBA shpreh përkrahjen e mëtutjeshme për Kosovën

Prishtinë, 22 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadorja Jacobson kanë biseduar për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të gjithanshme me SHBA-të, si partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.

Po ashtu është biseduar për përgatitjet që janë duke u bërë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku është konsideruar se pjesëmarrja e gjerë është në interesin të gjithëve.

Ministri Hoxhaj ka thënë se angazhimi i gjithëmbarshëm dhe konstruktiv është esencial për të pasur zgjedhje të suksesshme.

Hoxhaj dhe Jacobson kanë biseduar edhe për progresin e Kosovës, për avancimin e procesit të njohjeve dhe të anëtarësimit në organizatat rajonale, evropiane e ndërkombëtare.

Me këtë rast, ambasadorja Jacobson ka shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, ministri Hoxhaj, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e madhe që kanë dhënë SHBA-të në vazhdimësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)