SHBA sanksionon Kosovën, përjashton nga Defender 23
Prishtinë, 30 maj - Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka konfirmuar se kanë pasur kërkesa në drejtim të kryeministrit Kurti që të marrë masa urgjente për të arritur de-eskalimin në veri, por që nuk kanë parë ndonjë reagim nga ana e tij.
Ambasadori Hovenier ka konfirmuar se vendimi për të përjashtuar Kosovën nga pjesëmarrja në Europe Defender 23 është marrë gjatë natës.
Ashtu siç ka thënë sekretari Blinken në deklaratën e tij, dhe si kemi thënë ne, kjo do t’i afektojë marrëdhëniet tona biletarele. Indikacioni i parë i kësaj është vendimi i Gjeneral Komolit, udhëheqësit të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë për të përjashtuar pjesëmarrjen e Kosovës në Europe Defender 23 që ndodhi gjatë natës dhe, siç e keni parë, sot nuk pati aktivitete të Defender 23 dhe as nuk do të ketë. Për Kosovën ky ushtrim ka marrë fund. Jemi duke mendu për implikime tjera” – tha Hovenier gjatë bisedës me gazetarë.
“Më duhet të them që në këtë moment i kemi kërku kryeministrit Kurti të marrë hapa urgjent që të arrijë de-eskalim në veri. Nuk ka reagu ndaj këtyre kërkesave tona. Kështu që jemi duke mendu se cilat do të jenë veprimet tona të mëtejshme. Mirëpo në këtë moment nuk do të gjeni shumë entuziazëm prej anës së SHBA-së të reagojë ndaj interesave tjera të Kosovës, si për shmebull të angazhohemi me shtetet që s’e kanë njohur Kosovën ose që të punojmë aktivisht në trajektoren e integrimit evropian e ndërkombëtar të Kosovës” – tha në mes tjerash Hovenier.