SHBA përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi
Prishtinë, 19 prill - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen e arritur sot.
E mirëpresim këtë zhvillim pozitiv si një hap pozitiv drejt normalizimit të marrëdhënieve në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. E vlerësojmë përkushtimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe të ekipit të saj, dhe lidershipin që kanë dëshmuar kryeministrat dhe ekipet e tyre\".
\"Do të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e mëtutjeshëm i cili është vendimtar për të ardhmen evropiane të të dyja shteteve, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.