SHBA përkrahin fuqishëm Kosovën, pavarësisht vendimit te UNESCO-s

Prishtinë, 10 nëntor - Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara e përkrahin fuqishëm Kosovën si një shtet multietnik, demokratik, të pavarur dhe sovran.
Ndonëse rezultati i votimit të djeshëm që ia mohon Kosovës anëtarësinë në UNESCO ishte zhgënjyes, kjo nuk është një deklarim lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe as reflektim i pozitës së saj në botë.
Në të vërtetë, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë është e inkurajuar nga 92 votat për të cilat vërtetojnë rëndësinë e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
\"E dimë që Kosova është e përkushtuar ndaj punës së rëndësishme të bërë nga UNESCO-ja, sidomos në fushat si lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm përmes arsimimit dhe promovimi i mbrojtjes së trashëgimisë së rrezikuar kulturore, dhe ne do të vazhdojmë të përkrahim Kosovën dhe popullin e saj në aspiratat e tyre për të marrë vendin e tyre të merituar si kontribues të paqës dhe stabilitetit në arenën globale, përfshirë në UNESCO\", thekson Ambasada e SHBA-ve.