SHBA përkrah intitucionet e sigurisë në Kosovë
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës, për çështjen e sigurisë në vend dhe për sektorin e gjendjes civile të Kosovës.
Ministri Gashi gjatë këtij takimi kërkoi nga znj. Long vazhdimin e përkrahjes në forcimin e rendit dhe ligjit si dhe e falendëroi atë për përkrahjen që ka dhënë SHBA për projektet në kuadër të MPB-së ndër vite.
Ndërsa znj. Long shprehi gatishmërinë e SHBA-së për përkrahjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për shërbimet e gjendjes civile dhe sistemin e unifikuar të gjendjes civile, ku SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm që ky sistem të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare.