SHBA nuk mbështetë ndonjë parti apo kandidatë në zgjedhjet në Kosovë
Prishtinë, 1 tetor - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) përmes një deklarate për media ka bërë të ditur së qeveria amerikane nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuevse të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në deklaraten e ambasades së SHBA-ve.