19 Maj 2024

SHBA mburret me partneritetin afatgjatë me Kosovën

Prishtinë, 31 dhjetor - \"Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Kosovën është rezultat i koncensusit dy partiak\", ka thënë ambasadorja amerikanë në Kosovë Tracey Ann Jacobson, e cila nuk parashikon ulje të fondeve për vitin 2013.
 
Në një intervistë për Zërin e Amerikës Jacobson e ka vlersuar konsultimin e kryeministrit Thaçi me politikanë të nivelit qendror dha atij lokal si dhe raportimin e tij në Kuvend.

\"Qeveria ime është plotësisht e përqëndruar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja që po mbahet në Bruksel. Ky është edhe përqëndrimi i Qeverisë së Kosovës. Kemi parë disa rezultate të mira nga ky dialog deri tash gjatë këtij viti, dhe ne presim rezultate tjera në vitin e ardhshëm lidhur me disa çështje sfiduese. Çfarëdo lloj tjetër i iniciativave, si kjo platformë, është një shpërqëndrim i padobishëm.\"

Sipas Jacobson normalizimi i raporteve të Kosovës me Serbinë do të ndryshojë për mirë jetën e qytetarëve të të dy vendeve ndërsa platformën serbe për Kosovën e ka quajtur shpërqëndrim i padobishëm.

\"Unë shpresoj se dialogu - ne të gjithë shpresojmë se dialogu do të çojë në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovë e që do të jetë jashtëzakonisht e dobishme për të gjithë, jo vetëm për pjesëtarët e pakicave por për të gjithë në vend, sepse unë mendoj se dialogu është duke punuar drejt një zgjidhjeje në të ardhmen e cila do t’i mundësojë vendit që të jetë më stabil, që do të mundësojë investimet e jashtme dhe vendore, që do të mundësojë zhvillimin ekonomik, dhe që do të bëjë ndryshime – ndryshime pozitive – në jetët e njerëzve të zakonshëm të cilët ne një mënyrë janë duke u mbajtur peng i situatës që është sot\", ka theksuar Jacobson.

Ajo ka thënë se SHBA-të mburren shumë me partneritetin afatgjatë me Kosovën, me marrëdhëniet e mira dhe me bashkëpunimin me pakicat në Kosovë, me projektet që funksionojnë në aspektin e qeverisjes lokale dhe komunave.

\"Ne do të vazhdojmë atë bashkëpunim. Ne ende nuk e kemi buxhetin e qeverisë sonë për vitin 2013 por nuk parashikoj ndonjë rënie serioze në fonde sepse përkushtimi ynë për Kosovën është rezultat i një koncensusi dypartiak, është i përbashkët për Kongresin dhe administratën. Dhe unë pres që të kemi atë lloj të bashkëpunimit në të adhmen, dhe në fakt kolegët tanë në Washington të cilët marrin vendime për fondet kanë mundësi të shohin përparim dhe rezultate konkrete nga ndihma që e japim ne. Kosova është një investim i madh për ne\", ka theksuar ambasadorja Jacobson.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)