19 Janar 2025

SHBA mbeten të përkushtuara në mbështetjen e integrimit të Kosovës

Prishtinë, 13 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pranuar sot një telegram urimi nga Sekretari amerikan i Shtetit, John F. Kerry.

Në telegramin e urimit për emërimin në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, sekretari Kerry ka rikonfirmuar se shteti i tij do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar për të ndihmuar rrugëtimin e Kosovës në proceset euroatlantike.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në mbështetjen e integrimit të plotë të Kosovës në familjen euro-atlantike dhe në komunitetin ndërkombëtar si shtet sovran, multi-etnik dhe demokratik. Bashkërendimi i ngushtë është jetik për suksesin e kësaj përpjekje”, thuhet në telegram. 

Më tej sekretari Kerry i ka premtuar përkrahje ministrit Hoxhaj me qëllim të avancimit të synimeve të përbashkëta për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por edhe për përparimin e Ballkanit në tërësi.

“Shpresoj të punojmë së bashku për avancimin e qëllimeve tona të përbashkëta, duke përfshirë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe thellimin bashkëpunimit rajonal për promovim të sigurisë, stabilitetit, dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)