27 Prill 2024

SHBA mbështetesin procesin e njohjes për Kosovën

Washington, 10 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po vazhdon takimet me shumë përfaqësues shtetëror të SHBA-ve, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile amerikane.

Në Departamentin e Shtetit, Ministri Hoxhaj është pritur nga Ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Gordon.
 
Me këtë rast, Ministri Hoxhaj ka marr mbështetjen e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për zhvillimet pozitive në Republikën e Kosovë.

Ministri Hoxhaj ka informuar Ndihmës-sekretarin Gordon për procesin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, ku Republika e Kosovës ka arritur një sukses shumë të madh në konsolidimin e shtetësisë së brendshme dhe të jashtme, në reformimin e vendit dhe adresimin e nevojave ekonomike dhe sociale.

Nga ana tjetër, Ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Gordon, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm zhvillimet pozitive brenda për brenda Kosovës dhe reformat e gjithëmbarshme.

Gordon ka theksuar se për SHBA-të, integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës është i paprekshëm.

Duke folur për përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për shtimin e numrit të njohjeve, Gordon ka paralajmëruar se SHBA-të do të mbështesin fuqishëm Republikën e Kosovës në përmbylljen e procesit të njohjeve si dhe në anëtarësimin në strukturat euroatlantike.

Ministri Hoxhaj ka informuar Ndihmës-sekretarin Gordon edhe për gjendjen e tensionuar, vazhdimin e pranisë së barrikadave dhe praninë e strukturave ilegale të sigurisë, policisë dhe grupeve paramilitare serbe në veri të Kosovës.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj ka ritheksuar se nëse Serbia shpërblehet me statusin e kandidatit, pa shpërndarjen e strukturave të policisë dhe sigurisë në veri të Kosovës, pa largimin e barrikadave dhe pa zbatimin e plotë të marrëveshjeve, atëherë pasojat do të jenë të afatshkurtra dhe afatgjata në rajon.

Një ditë më herët, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takime me disa kongresmenë amerikanë.

Kongresmeni Eliot Engel, gjatë takimit me Ministrin Hoxhaj ka apeluar që sa më parë të shpërbëhen strukturat ilegale të shtetit serb në veri, duke theksuar se situata në veri të vendit, për SHBA-në është e papranueshme dhe e patolerueshme.

Kongresmeni Adam Smith ka shprehur mbështetje të fuqishme për vazhdimin e pranisë së trupave ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Kongresmeni Gary Peters, është angazhuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)