16 Janar 2025

SHBA kritikon debatin për rastin “Kiçina”

Prishtinë, 18 mars - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë e ka vlerësuar si hap mbrapa debatin në Kuvendin e Kosovës rreth çështjes gjyqësore për rastin “Kiçina”.

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë përmes një deklarate për media ka ndarë shqetësimin dhe zhgënjimin e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për faktin, siç thuhet se Parlamenti vendosi të shkojë përpara të debatojë një çështje gjyqësore në një organ ligjvënës.

“Ambasada e SHBA-ve ndan shqetësimin dhe zhgënjimin e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për faktin se Parlamenti vendosi të shkojë përpara të debatojë një çështje gjyqësore në një organ ligjvënës.\"

\"Debati i së premtes vetëm se konfirmoi kritikat e disave se udhëheqësit politikë të Kosovës tentojnë të ndikojnë në procedurat e sundimit të ligjit dhe të minojnë pavarësinë e gjyqësorit. \"

\"ebati i vazhduar i Parlamentit për një çështje gjyqësore tashmë të gjykuar i shërben vetëm dobësimit të mëtutjeshëm të institucioneve të Kosovës”, është thënë në komunikatën e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)