21 Dhjetor 2024

ShBA krenar për partneritetin me FSK-në

Prishtinë, 21 shkurt - Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovienier, tha se Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Diplomati amerikan ka vlerësuar FSK-në për misionin e tyre të kërkim shpëtimit pas tërmetit që goditi Turqinë.

“Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për FSK-në, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ekipet mjekësore ndërsa kthehen në shtëpi në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-të janë krenar për parneritetin me FSK-në”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe 39 pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët përgjatë dy javëve kanë shërbyer si ekipe të ndara në disa rajone në operacionet e kërkim shpëtimit pas tërmetit me pasoja tragjike në Turqi, janë nderuar me medalje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)