26 Dhjetor 2024

SHBA janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës

Prishtinë, 29 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Fillimisht ambasadori Kosnett e uroi kryeministrin Kurtin për marrjen e detyrës dhe  shprehu kënaqësinë për arritjen e 24 mijë vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për rolin e ShBA-së në sigurimin e kontingjentit të parë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj përballë sfidave me të cilat ballafaqohet.

Ambasadori Kosnett dhe kryeministri Kurti diskutuan edhe për zhvillimet rreth përmbylljes së konsolidimit të institucioneve shtetërore bazuar në vullnetin e qartë qytetar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)