22 Janar 2025

SHBA-ja: Protestat të jenë paqësore

Prishtinë, 3 shkurt - Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka inkurajuar qeverinë, opozitën dhe qytetarët që të tregojnë përkushtimin e tyre të përbashkët për të ardhmen e Kosovës duke siguruar që protestat e planifikuara të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Ambasada e SHBA-ve inkurajon qeverinë, partitë e opozitës, dhe qytetarët, që të tregojnë përkushtimin e tyre të përbashkët për të ardhmen e Kosovës duke siguruar që protestat e planifikuara do të zhvillohen në mënyrë paqësore. Qytetarët kanë të drejtë që t’ia shprehin ankesat e tyre qeverisë dhe qeveria ka për obligim që t’i dëgjojë dhe t’iu përgjigjet.

Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës, migrimi ilegal, sundimi i ligjit, korrupsioni, dhe marrëdhëniet rajonale dhe etnike, janë sfida serioze dhe të ndërlikuara të cilat kërkojnë angazhim të gjerë dhe përpjekje në gjithë Kosovën – duke përfshirë institucionet, opozitën, shoqërinë civile, dhe mediumet.

Dhuna pengon zhvillimin e Kosovës dhe shërben për të tërhequr vëmendjen nga çështjet kritike me të cilat përballet vendi. Sjellja konstruktive dhe e padhunshme – në institucione dhe në rrugë – është e vetmja mënyrë që Kosova të përparojë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)