25 Dhjetor 2024

SHBA-ja mbështet fuqishëm dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 1 qershor - Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe zëvendës-ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherësh i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kanë përmbyllur takimet zyrtare në Kosovë.

Në një konferencë të përbashkët të mbajtur pas takimeve me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, me udhëheqës të partive opozitare si dhe me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë, Lajçak dhe Palmer ritheksuan mbështetjen e tyre të plotë për procesin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi special i BE-së Lajçak, i cili po qëndron për herë të katërt në vizitë zyrtare në Kosovë, tha se qëllimi parësor i vizitës së tyre është të përgatitet takimi i parë i nivelit të lartë të bisedimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, midis Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Lajçak tha se viti 2021 ka potencial të jetë vit i mirë për Ballkanin Perëndimor.

“Ky vit ka potencialin të bëhet vit i mirë për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor. Është një rritje e interesimit në rajon dhe në udhëheqjen e BE-së dhe vendeve anëtare. Ka pasur diskutim mes 27 ministrave të jashtëm para ca ditësh, do të ketë edhe një diskutim tjetër më 22 qershor, gjithashtu do ta kemi samitin e Ballkanit Perëndimor dhe e gjithë kjo platformë do të përdorët për të çuar përpara agjendën evropiane për rajon, përfshirë edhe Kosovën dhe shpresoj që dialogu Kosovë-Serbi do të bëhet një nga shembujt e mirë për zhvillim pozitiv në rajon duke shënuar progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Lajçak.

I dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha është çështje e Kosovës dhe Serbisë për të identifikuar parametrat e dialogut dhe të kontribuojnë drejt përfundimit të procesit të dialogut, ndërsa roli i SHBA-së në këtë proces është të inkurajojë palët.

“SHBA-ja mbështet fuqishëm dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Qëllimi i dialogut është normalizimi i plotë i marrëdhënieve. Për SHBA-në qëllim është njohja e ndërsjellë midis këtyre dy vendeve, një gjë e cila vendos prapa të kaluarën dhe hap rrugën përpara për anëtarësimin drejt Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë. SHBA-ja nuk është një palë në procesin e dialogut por është partnere”, theksoi Palmer.

Palmer shtoi se SHBA-ja beson që qëllimi përfundimtar i dialogut është njohja reciproke midis dy vendeve fqinje.

Vizita e përbashkët e Lajçakut me Palmerin në Kosovë vjen vetëm pak javë para takimit të parë që pritet të ndodhë midis kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Gjatë vizitës së fundit në Brusksel, më 18 maj, kryeministri Kurti deklaroi se takimi me Vuçiqin mund të ndodhë diku në mesin e muajit qershor. Ndërkaq, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kishte deklaruar se shpreson që dialogu në nivel të lartë të ndodhë para 22 qershorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)