23 Janar 2025

SHBA: Gjykata ka të bëjë me individët e jo me luftën për çlirim

Prishtinë, 15 prill - Ambasada e SHBA-ve mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me amandamentet e propozuara për Gjykatën Speciale.

Ky vendim sipas SHBA-se ndihmon që t’i hapet rruga Kuvendit për të krijuar Gjykatën Speciale, zotim ky që Kosova e bëri në Shkëmbimin e Letrave me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së në vitin 2014.

\"Për Kosovën është me rëndësi që të merret me akuzat e bëra në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 ashtu që Kosova të shkojë përpara dhe të tregojë përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj sundimit të ligjit.\"

\"Ne kuptojmë se për disa ky është një vendim i vështirë por kjo ka të bëjë me individët dhe jo me luftën e Kosovës për çlirim. SHBA-të mbesin në përkrahje të punës që Task Forca Hetuese Speciale ka bërë duke u marrë me këto akuza në mënyrë kredibile, dhe i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që të bëjë hapat e ardhshëm për të themeluar Gjykatën Speciale\", theksohet ne komunikatën për media. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)