SHBA fton për shmangie të retorikës së politizuar
Prishtinë, 18 maj - Përmes një deklarate për media Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë inkurajuar dhe vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin rajonal në mbështetje të mirëqenies së qytetarëve - përfshirë këtu luftën kundër pandemisë COVID-19.
“Ne i ftojmë të gjitha palët që të shmangin retorikën e politizuar dhe të bashkohen rreth zgjidhjeve praktike për të lehtësuar lirinë e lëvizjes së furnizimeve mjekësore dhe mundësohet personelit t’i monitoroj komunitetet e prekura. Le t’i vendosim jetët e njerëzve në rend të parë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.