19 Maj 2024

SHBA: Festime të shumta të përvjetorit të pavarësisë

Nju Jork, 25 nëntor - Karvanit të gjatë të festimeve të përvjetorit të 100 të pavarësisë së Shqipërisë i janë bashkangjitur shqiptaro-amerikanët në shumë shtete amerikane me darka e fjalime që po mbahen dhe do të mbahen në Nju Jork, pastaj në shtetet fqinje Nju Xhersi, Konektikut, në Pensilvania, në qytetet Çikago e Detroit në Boston ku është komuniteti më i vjetër shqiptar, pastaj në Teksas në Florida, në Uiskonsin, në Ohio, në Tennese, në Karolinën Veriore dhe deri në Arizona dhe Kalifornia.

Përvjetori i pavarësisë apo Dita e Flamurit këtë vit sidomos do të shënohet me promovime librash, çelje ekspozitash me fjalime më të theksuara patrotike të udhëheqësve të shoqatave dhe grupimeve politike si një festë më madhore që i bashkon të gjithë shqiptarët nga të gjitha krahinat në Ballkan.

Darka me çmime njëqind e më tepër dollarëshe dhe nën argëtimin e një dyzinë këngëtarësh të ardhur nga Shqipëria e Kosova janë njoftuar tashmë ka një muaj në forma të ndryshme përmes transmetuesve apo edhe medias së shtypur.

Këto festime me mënyrën e organizimit në njërën anë nxjerrin në sipërfaqe dallimet ose rreshtimet krahinore dhe politike të shqiptarëve sipas barometrit politik në vendlindje, por njëkohësisht dëshmojnë se festa e Flamurit ose Dita e Pavarësisë së Shqipërisë megjithatë mbetet data më e shënuar dhe më e festuar e shqiptarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)