03 Maj 2024

SHBA e kënaqur nga takimi Thaçi - Daçiq

Prishtinë, 19 tetor - Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasadori Philip Reeker, ka folur sot në Qendrën për Mediume të Huaja në Washington DC lidhur me politikën e SHBA-ve dhe zhvillimet në Evropën Jugore Qendrore.

Në një pjesë të fjalës së tij ambasadori Rekeer komentoi në njoftimin e sotëm të Përfaqësueses së Lartë të BE-së Catherine Ashton.
 

“Mendoj se një nga sfidat kryesore, siç e dijmë të gjithë, është marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës. Dhe sot ne jemi shumë të kënaqur që pamë njoftimet nga Brukseli nga Përfqësuesja e Lartë e BE-së Catherine Ashton lidhur me vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është diçka që ne e përkrahim shumë\", ka pohuar ai.

Sipas tij Sekretarja Clinton dhe Zonja Ashton janë në kontakt të ngushtë lidhur me këto çështje sikurse edhe Ndihmës Sekretari Gordon, dhe unë bashkë me homologët tanë në BE.

\"Ne fuqimisht përkrahim vazhdimin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe zgjidhjen e mospajtimeve e që do t’i mundësojë edhe Republikës së Kosovës edhe Republikës së Serbisë që të ecin përpara në rrugët e tyre evropiane”, ka deklaruar ai.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)