SHBA e BE kërkojn vazhdimin e dialogut
Pas takimit, kryeministri Thaçi, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Clinton dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Ashton, kanë dhënë një konferencë të përbashkët për media.
"Është një ditë e veçante për Kosovën. Para se gjithash me lejoni të ngushëlloj amerikanet për pasojat e uraganit.
Vetëm 13 vite më parë Kosova ishte tërësisht e rrënuar. Sot ju vizitoni qytetarët e Kosovës në shtetin e tyre, në kosovën e Pavrarur. Përkundër progresit që kemi bërë gjatë këtyre viteve, Kosova ende nuk është kosova e endrrave. Ka shumë punë për të bërë në fushën e të drejtave të njeriut. Në uljen e korrupsionit dhe shumë fusha të tjera. Jemi të vetedijshëm që duhet të bëjmë më shumë", është shprehur kryeministri Thaci.
Sfidë mbetet gjendja në veri. Ne do të punojmë shumë në projektet zhvillimore për të gjitë qytetartet por struktuar e serbëve na e bëjnë të vësjhtirë punën tonë. Normalizimi i raporteve me Serbinë është në interesin e të dyja palëve dhe të gjithë rajonit.
Ndërsa, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Rodham Clinton, pas takimit me Kryeministrin Thaçi, mes tjerash theksoi se normalizimi i marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë është kyç për progresin e ardhshëm për Kosovën dhe Serbisë.
Ne në SHBA besojmë se hapat e ndërmarrë nga Kosova janë veçanërisht të rëndësishme për ju. Ne besojmë se duke lëvizur drejt BE-së, do tiu jep juve shpërblimin për punën e madhe, sakrificën e njerëzve të kësaj gjenerate, të gjeneratave të kaluara, dhe edhe për gjeneratat që do të vijnë tha Sekretarja Clinton.
Jam mirënjohës kryeministrit që thotë se është kryeministër i veriut dhe jugut. Mezi presim të ndihmojmë kryeministrin dhe Qeverinë, dhe popullin e Kosovës derisa e bëjnë realitet këtë zotim, në veri dhe në jug. SHBA është shumë krenar me miqësinë që kemi me Kosovën ka theksuar Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Ndërsa, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Catherine Ashton në konferencën e përbashkët për media me Kryeministrin Thaçi dhe Sekretaren Amerikane të Shtetit, Clinton theksoi: Dua të them për popullin e Kosovës, se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian, dhe ne me padurim presim për tiu parë juve të realizoni këtë synim.
Në vazhdim, Baronesha Ashton u shpreh se është e vetëdijshme se dialogu që kemi filluar në Bruksel nuk është i lehtë për Kryeministrin e Kosovës, nuk është i lehtë as për për popullin e Kosovës, me historinë dhe frikën që e keni.
Por, Znj.Ashton ka garantuar se ky është një dialog për të bërë jetën më të mirë, një dialog për të normalizuar jetën, në mënyrë që njerëzit në veri të vazhdojnë jetën e përditshme, duke u ndjerë pjesë e komunitetit, dhe pjesë e jetës shoqërore. Kjo bëhet duke u ulur dhe duke biseduar, duke biseduar hapur dhe lirshëm tha Baronesha Ashton.