30 Dhjetor 2024

SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike

Prishtinë, 13 maj - Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, tha sot se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

Ajo i bëri këto komente në ditën e tretë të vizitës së saj në Kosovë ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Zonja Power tha se me udhëheqësit e Kosovës ka diskutuar për rëndësinë thelbësore të vazhdimit të procesit për normalizim me Serbinë duke zbatuar marrëveshjet e arritura, posaçërisht atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Përparimi drejt normalizimit do të krijojë ndryshim të jashtëzakonshëm për qëndrueshmërinë e rajonit dhe për prosperitetin e dyja vendeve”, tha zonja Power.

Administratorja e USAID-it, Samantha Power, qëndroi në Kosovë pas një vizite në Serbi, ku premtoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Serbinë dhe Kosovën, ndërsa dy vendet armike të kohës së luftës punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet në një kohë tensionesh të rritura.

Të dyja vendeve u është thënë se duhet të normalizojnë marrëdhëniet në mënyrë që të përparojnë në synimet e tyre për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Palët janë pajtuar të mbështesin një plan të BE-së për këtë çështje, por tensionet mbeten të larta.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, pritet të takohen të hënën e javës që po vjen në Bruksel për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)