SHBA do të mbeten mbështetësit kryesor në forcimin e institucioneve të Kosovës
Prishtinë, 7 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim ambasadorin Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett .
Ambasadori Kosnett uroi Zëvendëskryeministrin e parë, z. Hoti dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të mbeten mbështetësit kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti, falënderoi ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme duke theksuar se SHBA-të janë një partner i fuqishëm dhe miku më i madh i Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.