18 Maj 2024

SHBA do ta mbështes integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

Prishtinë, 30 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot anëtarin e Bordit të NDI-së, për zhvillimin e politikave, Howard Dean, i cili për shumë vjet ishte guvernator, kryetar i Komisionit Kombëtar Demokratik dhe ish-kandidat për president të SHBA-së, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e Kuvendit të Kosovës me institucionet e SHBA-së, me theks të veçantë për bashkëpunimin e frytshëm me Institutin Nacional Demokratik (NDI).

Anëtari i Bordit të NDI-së, për zhvillimin e politikave, Howard Dean, ka shprehur kënaqësinë për përparimet  e dukshme të Kosovës,  duke e përgëzuar kreun  e legjislativit të vendit për progresin e arritur dhe për mënyrën se si po zhvillohen  proceset në Kosovë.
“Kemi marrëdhënie shumë të mira me strukturat e pranisë amerikane në Kosovë, sidomos me NDI-në që na ka ndihmuar shumë në ngritjen dhe funksionimin e mekanizmave të Kuvendit, si dhe për profesionalizimin e administratës”, ka theksuar Krasniqi.

Ai me tutje u shpreh i bindur se mbështetja e këtij instituti do të jetë tepër e rëndësishme për themelimin, ngritjen dhe funksionalizimin e Shërbimit të Hulumtimeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka theksuar rëndësinë që i jepet punës transparente të Kuvendit, duke veçuar në këtë mes transmetimin televiziv të seancave të Kuvendit, pjesëmarrjen e gupeve të qytetarëve në sallën e mbledhjeve plenare, si dhe publikimin e transkripteve dhe të materialeve të tjera në ueb-faqen e Kuvendit, përfshirë edhe rezultatet e votimit elektronik, që e bëjnë të lehtë edhe monitorimin e punës parlamentare nga shoqëria civile.

Krasniqi ka folur edhe për standardet e larta të institucioneve të Kosovës për minoritetet, por ka theksuar edhe vështirësitë që ka Kosova me strukturat serbe në veri të vendit, të yshtura nga regjimi i Beogradit.

Për sa u përket garantimit të drejtave të minoriteteve, Howard Dean, e ka quajtur  Kushtetutën e Kosovës si më të arriturën ndër vendet e rajonit.

Ai ka vlerësuar hapat  e mirë që ka bërë Kosova në rrugën e demokratizimit dhe shtetndërtimit, duke u shprehur i bindur se SHBA-ja dhe vende të tjera mike do ta mbështesin Kosovën në rrugën e integrimit në BE dhe anëtarësim në NATO. 

Lidhur me Shërbimin e Hulumtimeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës, të cilin do ta mbështesë NDI-a, është shprehur, ndërkaq, se në të duhet angazhohen njerëz profesionalistë dhe politikisht neutral, për të komunikuar dhe ndihmuar deputetët e të gjitha grupimeve politike, para se çështjet e caktuara të votohen në Kuvend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)