ShBA dhe Gjermania mbeten aleatet më të mëdha të Kosovës
Prishtinë, 2 shkurt - Edicioni special i Barometrit Kosovar te Sigurisë (BKS) nxjerrë në dritë trendet e perceptimeve të qytetarëve ndaj politikës së jashtme të Kosovës, partnerëve strategjik në nivel rajonal e ndërkombëtar dhe dialogun me Serbinë.
Rezultatet e këtij edicioni tregojnë se gati një dekade pas lansimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë një proces i vështirë, tejzgjatur e që ka nxitur shumë debate - nuk ka prodhuar rezultate.
Trendet tregojnë se gjysma e të anketuarve - rreth 60 për qind mesatarisht - besojnë se dialogu po dështon për të arritur qëllimin gjithëpërfshirës - normalizimin e vërtetë të marrëdhënieve mes të Kosovës.
Ky skepticizëm ndaj dialogut i ka rrënjët në dështimin për të parë një politikë të Serbisë më të butë ndaj Kosovës, kryesisht në lidhje me pozicionimin e Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare, mungesa e vullnetit politik për të zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Kur janë pyetur së kush po përfiton më shumë nga dialogu, rreth 60 për qind të respodentëve ndajnë mendimin se Serbia po përfiton më shumë se Kosova, kur vetëm 15 përqind besojnë se dialogu po i sjellë përfitime Kosovës.
Përparimi që Serbia po bën në rrugën e anëtarësimit në BE, ndërsa në të njëjtën kohë Kosova ka shënuar stagnim, si dhe numri i madh i përfitimeve që Serbia ka nxjerrë vazhdimisht nga ky proces janë listuar si faktorë prapa këtij qëndrimi.
Sipas tyre, Kosova po bëhet trampolinë e Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE kështu duke fituar terren në raport me BE-në.
Mungesa e transparencës, dhe vendimmarrja pas \"dyerve të mbyllura\", kanë krijuar hapsirë për keqinterpretim, keqpërdorim të përmbajtjes së marrëveshjeve nga ana e elitave politike në të dy vendet, si dhe ka penguar në shumë aspekte të zbatimit të këtyre marrëveshjeve, si pasojë qytetarët kanë shprehun paqartësi në raport qëllimin apo rezultatin e këtij procesi.
Të pyetur për marrëveshjen më të përfolur e cila ka qenë listuar edhe si njëri nga shkaktarët kryesorë të krizën poltike në Kosovë themelimi i Asociaiconit të komunave Serbe është parë si shumë i dëmshëm nga rreth 80 për qind të respodentëve.
Një përqindje e lartë beson se krijimi i AKS cenon rëndë rendin kushtetues të Kosovës dhe stabilitetin e vnedit.
Ekziston frika se AKS nuk nxit krijimin e një shoqërie multi-etnike - siç thuhet në kushtetutë, por do të kontribuojë më tepër në krijimin e një shoqëri të ndarë etnikisht. Për më tepër, perceptimi negativ nuk rrjedhë nga frika se AKS do të japë të drejta shtesë për minoritetin serb, por nga frika se ajo do të shërbejë si një mjet kundër shumicës.
Sa i përket të gjeturave të tjera, rezultatet e hulumtimit tregojnë se të anketuarit ndajnë perceptime të ndryshme dhe mjaft të dallueshme ndaj Shqipërisë dhe Serbisë.
Gjetjet tregojnë se Shqipëria perceptohet si shteti më aleat ndaj Kosovës nga mbi 90.0 për qind e të anketuarve. Serbia në anën tjetër është listuar si shteti më armiqësor ndaj Kosovës nga 90.0 për qind e të anketuarve.
Vendet si Mali i ZI dhe Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina janë pa si neutrale, kurse Kroacia nga është listuar së bashku me aleatët potencial strategjik për Kosovën ngaqë është perceptuar si shumë pozitiv nga respodentët duke u parë si aleat ushtarak dhe model për Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.
Shtetet perëndimore sic janë ShBA dhe Gjermania mbeten aleatet më të mëdha të Kosovës në arenën ndërkombëtare, përcjellur nga Mbretëria e Bashkuar, Turqia e Franca. Kurse Rusia dhe Kina janë perceptuar si kundërshtarë të Kosovës në arenën ndërkombëtare të rreshtuar prapa Serbisë në qasjen kundër Kosovës.
Rezultatet e tre viteve me rradhë konfirmojnë agjendën Euro-Atlantikë të Kosovës, rezultatet tregojnë se rreth 90 për qind e respodentëve besojnë se Kosova duhet të anëtarësohet në BE dhe NATO.