20 Janar 2025

SHBA: Çështja e qeverisë i takon liderëve të Kosovës

Prishtinë, 11 qershor - Çështja e krijimit të koalicionit qeverisës u takon liderëve të Kosovës, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me Qeverinë e Kosovës pa marrë parasysh kush do ta krijojë atë, nëse ajo do të jetë rezultat i një procesi të drejtë, kredibil dhe transparent.

Ky është pozicioni zyrtar amerikan i shprehur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të martën pasdite, kur lajmi për nënshkrimin e koalicionit LDK-AAK-Nisma ishte konfirmuar.

“Strategjitë dhe diskutimet vendore politike për koalicionet e mundshme janë në përgjegjësinë e liderëve të Kosovës”, tha për “Kohën Ditore” Elie Teichman, zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

“Sikur që kemi thënë vazhdimisht, Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e gatshme të përfshihet me cilëndo qeveri që rezulton nga zgjedhjet e drejta, kredibile dhe transparente”, tha Teichman.

Ai më tej shtoi: “Presim që të gjithë hapat e ardhshëm në krijimin e një qeverie të jenë konsistentë me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)