SHBA beson në arritjen marrëveshjejes Kosovë - Serbi
Prishtinë, 7 prill - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Jacobson Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson beson në arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka thënë se nëse të dyja palët nuk arrijnë marrëveshje, atëherë një mundësi historike do të humbasë dhe të dyja vendet do të ngecin sa i përket integrimit Europian.
Shpresoj që ditëve të ardhshme do të shohim arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve e cila përveç që do të kishte ndikim për Kosovën dhe Serbinë një gjë të tillë do ta ndjente edhe tërë rajoni.\"
\"Do të rriste stabilitetin dhe sigurinë, zhvillimin ekonomik pastaj do ta bënte rajonin më tërheqës për investitorët e huaj dhe në të vërtetë do ta linte prapa të kaluarën e hidhur dhe tragjike, në mënyrë që të dyja vendet të mund të ecnin drejt së ardhmes europiane, tha Jacobson për RTK.
Duke folur rreth veriut të vendit dhe një zgjidhje të mundshme për atë pjesë, Jacobson ka thënë se e përkrahë çfarëdo marrëveshje që do të ishte plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duke respektuar integritetin territorial të Kosovës dhe sovranitetin e saj.