Shaqir Totaj emëron drejtorët e drejtorive komunale
Prizren, 11 janar - Kryetari, Shaqir Totaj sot ka emëruar drejtorët e drejtorive me të cilët do të bashkëqeverisë Komunën e Prizrenit.
Nga gjithsej trembëdhjetë drejtori, kryetari, Shaqir Totaj sot gjatë ditës ka emëruar njëmbëdhjetë, dy drejtoritë e tjera do të emërohen në ditët në vazhdim.
Drejtorët e emëruar janë:
Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës - Luljeta Veselaj Gutaj
Drejtoria e Shërbimeve Publike - çelë Lamaj
Drejtoria e Administratës - Edin Shehu
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor - Pranverim Berisha
Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë - Senxhar Karamuço
Drejtoria e Shëndetësisë - Burbuqe Berisha
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural - Bexhat Bytyqi
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik - Lirija Bytyqi
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Adem Morina,
Drejtora e Punës dhe Mirëqenies Sociale - Vjollca Kabashi
Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë - Ramize Shala