07 Maj 2024

Shantazhi, pjesë e zgjedhjeve në PDK

Prishtinë, 21 nëntor - Partia e kryeministrit Hashim Thaçi ka filluar të “zhytet në ethe” tash kur po afrohet koha për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të partisë.

Madje, qysh tani ka filluar të zhvillohet një “luftë” e ashpër ndërmjet grupeve se kush do të mbetet në parti dhe kush do të ecë, ndonëse thuhet se ekziston rreziku qe struktura e vjetër e partisë të anashkalohet dhe zëvendësohet me kuadro të reja.

Megjithatë, analistë në Prishtinë, por edhe vetë zyrtarët e kësaj parti e pranojnë se as ky kuvend zgjedhor nuk do të rezultojë me reformimin e partisë, porse kjo forcë politike do të vazhdojë të kontrollohet nga vetë Hashim Thaçi, shkruan “Zëri”.

Avni Zogiani nuk pret ndryshime, pasi sipas tij ndaj njeriut të dytë më të votuar të kësaj partie, Fatmir Limajt, është duke u zhvilluar një fushatë jashtëzakonshmit e ashpër nga ana e EULEX-it.

Kurse, anëtari i kryesisë së PDK-së, Nait Hasani, është ithtar i reformimit të partisë, ndonëse nuk pret ndryshime më të mëdha strukturore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)