Shansi i Kosovës
Prishtinë, 10 dhjetor - Publicisti shqiptar Kim Mehmeti, ka folur për burgosjen e ish ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, i cili burgosjen e tij e quan të dyshuar dhe mundësi eliminimi prej të fortëve.
Shumëçka më qon të dyshojë se Fatmir Limaj është edhe viktimë e betejave vendore mes të fortëve që nuk duan ta ndajnë prenë me askënd tjetër, andaj edhe nëse nuk e ndihmojnë atëherë u shkon përshtati eliminimi i kundërshtarëve të tyre, ka thënë Mehmeti.
Në një intervistë për Epoka e Re, Mehmeti ka folur për gjendjen e shqiptarëve në Ballkan, për lirimin e Ramush Haradinajt, Skandalin e përgjimeve si dhe çështjen e dialogut.
Publicisti Mehmeti ka thënë se Kosova duhet të përdorë peshoren e saj që ta ruajë territorin e saj dhe të mos pranojë humbje.
Dua të besojë se Kosova nuk do të përballet me humbje. Humbjet e saj të para kohës së çlirimit janë aq të mëdha sa edhe shekujt e kaluar nën sundimin serb. Kosova sot për herë të parë ka mundësinë të mos përdorë peshoren që matë humbjet, por atë që ia mundëson ta ruajë tërësinë e saj territoriale dhe pavarësinë si shtet i barabartë me të gjithë fqinjët, është shprehur Mehmeti.