Shala: Qëndrimi i AAK-së nuk do të ndryshoj ndaj Qeverisë
Prishtinë, 29 nëntor - Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, i ka uruar qytetarët e Kosovës për lirimin e Ramush Haradinajt nga Haga dhe ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në politikën e Kosovës me kthimin e Liderit të AAK-së në Kosovë.
Por, Shala ka thënë se qëndrimi i AAK-së nuk do të ndryshoj ndaj Qeverisë së Kosovës, porse partia e katërt në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë Ekzekutivin, shkruan Express.
Ky zyrtar i AAK-së ka thënë se Partia e Ramush Haradinajt nuk do të rrijë si spektator në skenën politike të Kosovës.
Aleanca nuk e ka ndërmend të rrijë nëse ka mundësi që të aktivizohet në Qeveri, në pushtetin ekzekutiv, ne do ta bëjmë. Sepse ne mendojmë që vendit i duhet një ndryshim i madh, ka deklaruar Shala.
Nënkryetari Shala ka treguar se të gjitha organizimet për kthimin e Haradinajt janë duke u organizuar nën partonatin e kryeministrit Hashim Thaçi
Ramush Haradinaj do të ketë vullnet të takohet me të gjithë liderët e vendit, ka thënë ai.
Ai e ka lënë të hapur mundësinë që AAK të përfshihet në Qeveri, me ose pa postin e kryeministrit, por e ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje të reja pa u kryer reforma zgjedhore.
Zgjedhje të reja nuk mund të ketë pa bërë reforma për Ligjin për Zgjedhje, ka thënë Shala.