Shala PO dialogut, Isufi JO
Prishtinë, 17 gusht - Nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala dhe nënkryetari tjetër i kësaj partie, Ahmet Isufi, kanë shfaqur qëndrime të kundërta sa i përket pjesëmarrjes në dialogun politik në mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Shala ka deklaruar se ky subjekt politik nuk do ti ikë përgjegjësisë që i takon sa i përket zgjidhjes së veriut, ndërsa Isufi ka thënë se AAK-ja, me asnjë çmim nuk do të pranojë që të jetë e çfarëdo ekipi për dialogun politik me Serbinë, shkruan Epoka e Re.
Këto konfrontime të tyre për këtë çështje i ka komentuar analisti politik Behxhet Shala, i cili ka thënë se në fund do të fitojë opsioni i Blerim Shalës