23 Janar 2025

Shala: Ndërkombëtarët mund ta pengojnë rezolutën

Prishtinë,  15 prill - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë me dije se pas seancës së 16 prillit, Kuvendi pritet ta votojë rezolutën për dënimin e krimeve të kryera nga Serbia, e cila është sponsorizuar nga grupi parlamentar i PDK-së.

Por, drejtori ekzekutiv i KMDLNj-së, Behxhet Shala në një intervistë për Epokën e Re dyshon se mund të kalojë kjo rezolutë pasi, sipas tij, faktori ndërkombëtar mund ta stopojë miratimin e saj.

“Kjo rezolutë mund të stopohet nga bashkësia ndërkombëtare apo mund të lidhet për më vonë. Ju e dini se në Kuvendin e Kosovës, janë miratuar rezoluta të ndryshme, por pastaj janë tërhequr ose pezulluar nga ndërkombëtarët”, ka thënë Shala. /epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)