Shala: Marrëveshja e demarkacionit të sillet në Kuvend
Prishtinë, 14 mars - Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka bërë me dije se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të sillet sa më shpejt në Kuvend dhe të rrëzohet me votën e deputetëve, në mënyrë që të zhbllokohet Kosova nga ky ngërç politik.
Për Epokën e Re, ai ka shprehur bindje se koalicioni qeverisës asnjëherë nuk i ka pasur votat për ratifikimin e kësaj marrëveshje.
Shala ka theksuar se moskalimi i këtij varianti të demarkacionit duhet ta çojë vendin automatikisht në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Shala tha se Nisma e përkrah iniciativën e presidentit rreth projektligjit, i cili FSKnë e bën ushtri të Kosovës.