17 Maj 2024

Shala i dorëzoi letrat kredenciale Perandorit Akihito

Tokio, 27 nëntor – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, sot në Tokio i ka dorëzuar letrat kredenciale Lartmadhërisë së Tij Perandorit Akihito.

Ceremonia formale e dorëzimit të letrave kredenciale u zhvillua në Pallatin Perandorak në Tokio.
 
Lartmadhëria e Tij Perandori Akihito shfaqi kënaqësinë për pritjen dhe akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Japoni, si dhe për lidhjet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke i dëshiruar Ambasadorit Shala sukses në punën e tij.

Ambasadori Shala i përcolli Perandorit përshëndetjet e institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës.

Duke folur më tej për lidhjet miqësore dhe marrëdhëniet ndërshtetërore, ambasadori Shala theksoi se do të angazhohet që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve miq të fuqizohen edhe më tutje.

Perandori Akihito shprehu kënaqësinë për zhvillimet që ka bërë Kosova, duke i uruar një të ardhme të mirë popullit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)