Shahini merr pjesë në takimet e ILO-së dhe OBT-së
Gjenevë, 7 nëntor - Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve po merr pjesë në Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), me rastin e hapjes së punimeve të sesionit 316-të në ILO që ka nisur punimet nga 1 nëntori dhe vazhdon derime 16 nëntor 2012 në Gjenevë.
Kjo vizitë bëhet me ftesë të Zyrës Ndërkombëtare të Punës -ILO në Gjenevë dhe Organizatës Botërore të Tregtisë-OBT.
Kjo vizitë reakizohet për përkrahje në kuadër të bashkëpunimit me vendet anëtare dhe avancimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë, gjatë punimeve të sesionit të 316 të me përfaqësuese qeveritar, punëdhënës dhe sindikata, anëtarë në Këshillit Administruese në Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO-së).
AKB-ja do të kërkoj ndihmë nga grupi i punëdhënëseve dhe përkrahja e tyre tek qeveritë anëtare për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Punës nê Gjeneve, tek vendet anëtare pranë Këshillit Administruese të IlO-së.
Me këtë rast mund të veçojmë se roli i Aleances Kosovare e Bizneseve, ka një rendësi të madhe dhe do tê ndihmonte duke krijuar me partnerët e saj në forcimin dhe kooperimin e bashkëpunimin bilateral ekonomok në mes Kosovës dhe vendeve anëtare në Organizatën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë.
Kreu i AKB-së Agim Shahini, do të ketë takime në nivele bilaterale për interesat e Republikës së Kosovës dhe se vizita do të jetë në favor të bashkëpunimit bilateral mes vendeve anëtare të ILO-së dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Dhe obt-
Përbërja e Këshillit Administrues pranë Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO-së) është Gilles de Robien president nga grupi qeveritarë (Francë). Daniel Funes de Rioja, nënkryetar nga grupi punëdhënës (Argjentinë) dhe Luc Cortebeeck, nënkryetar nga grupi i sindikatave (Belgjikë)
Takimet në nivele bilaterale për interesat e Republikës së Kosovës, me Zyrën Ndërkombëtare të Punës dhe të Organizatës Botërore të Tregisë në Gjenevë, pritet të zhvillohen .me 8 dhe 9 nëntorë.
Takime do të me kabinetin e Guy Ryter, drejtor general i ILO-së, i cili morri funksionin nga tetori i këtij viti për një mandat pesë vjeçar për të udhëhequr Organizatën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë.
Takim do të ketë edhe me Drejtorin për aktivitete për punëdhënësit në ILO si dhe delegacionin e Komisionit Evropiane pranë OBT -së në Gjenevë.