Serwer: Platforma serbe i bënë bisedimet shumë më të rënda
Uashington, 23 dhjetor - Analisti Daniel Serwer ka theksuar se platforma për Kosovë, e autoriteteve të Serbisë, vështirëson dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Mua më duket që platforma është pozicion real i Beogradit i cili tregon se çfarë dëshiron Serbia.
Ai dokument bisedimet i bënë shumë më të rënda, ka thënë Sewer për mediat serbe.
Serwver ka theksuar se Kushtetuta e Serbisë edhe kështu gati se e ua bënë të pamundur pozitën dialoguesve.
Sipas tij, kryeministri serb, Ivica Daçiq deri më tani me çështjen e Kosovës e cila i është dhënë në dorë e ka mbajtur në mënyrën që i ka garantuar rezultat.
Tani Nikoliq i ka dhënë platformën e cila sigurisht se do të dështojë, ka pohuar Serwer.
Sipas tij, Serbia edhe pse ka humbur sovranitetin mbi Kosovën, ka interesa legjitime që të mbrojë serbët e Kosovës.
Kjo do të duhej të ishte lënda e dialogut me Prishtinën dhe jo statusi i cili është përcaktuar gjatë procesi politik të paraparë me rezolutën 1244 të KS të OKB-së, ka thënë Serwer, raportojnë mediat serbe