18 Maj 2024

Serwer: Dialogu bëhet për njohje reciproke

Prishtin, 9 nëntor - Dialogu Kosovë-Serbi duhet të bëhet për njohje të dyanshme dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Këto komente Daniel Serwer, nga Universitetit John Hopkins nga SHBA-të, i bëri në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare “Gërmia Hill”. Ai tha se NATO në Kosovë nuk ka vullnet dhe dëshirë që për të zgjidhur si duhet çështjen e veriut. 

Konferenca Ndërkombëtare “Gërmia Hill” ka vazhduar punimet në ditën e dytë të saj. Në sesionin e paradites është diskutuar rreth zhvillimeve në Ballkan gjatë dy dekadave të fundit.


Daniel Serwer, nga Universitetit John Hopkins nga SHBA-të, tha se Ballkani nuk është top prioritet sot për Washingtonin. Duke folur për dialogun Kosovë Serbi ai tha se ky dialogu duhet të bëhet për njohje të dyanshme dhe themelim të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.


“Kur evropianët dhe amerikanë flasin privatisht ata duhet ta kenë të qartë se dialogu nuk është vetëm sa për dialog, po është shumë më shumë për njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike“, theksoi ai.


Ndërkaq, duke folur për zhvillimet në veri, Daniel Serwer ka thënë se NATO-n në veri nuk ka vullnetin dhe mundësitë për pamundësisë dhe vullnetit për të vepruar në mënyrë të nevojshme në veri. Madje ai tha se bashkësia ndërkombëtare mund të dërgojë sinjale të gabuara tek banorët në veri, ngase nuk po vepron në të njëjtën mënyrë si në fushën diplomatike dhe atë ushtarake.


“NATO në veri nuk është edh aq e pafuqishme si EUFOR-i në Bosnje, por nuk ka vullnet dhe mundësi për të zgjidhur çështjet e nevojshme. Sepse amerikanë dhe të tjerat duan t’i tërheqin trupat e tyre nga Kosova, pa njohje dhe marrëdhënie diplomatike. Përgjegjësia për mbrojte të integritetit territorial të Kosovës, me tërheqjen e KFOR-it, bien mbi institucionet e Kosovës, të cilët nuk e kanë momentalisht dhe as për të paktën pesë vjet e ardhshme një mundësi të tillë”, tha ai.


Duke folur për mosnjohjen e Kosovës nga pesë vendet evropiane, Serwer tha se 22 vendet tjera të BE-së duhet të bëjnë presion mbi vetë ato shtete. Ai theksoi se mbizotërimi i ligjit, mbrojtja e pakicave dhe e gruas duhet të jenë poashtu prioritet për Kosovën si vend në tranzicion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)