16 Janar 2025

Serbia zbeh gjasat e avancimit drejt BE-së

Prishtinë, 15 prill - Edhe nëse të mërkurën formalisht do të pranojë marrëveshjen për veriun, Serbia i ka zbehur gjasat që së shpejti të marrë datën e dialogut për anëtarësim në BE.

Burime diplomatike i kanë thënë gazetës “Tribuna”, se fjalimi i presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, zvarritja e përgjigjes për veriun si dhe mungesa e zbatimit në praktikë të marrëveshjeve të arritura më herët ka irrituar vendet anëtare të BE-së, përfshirë ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Burime diplomatike kanë shpjeguar se baronesha nuk ka marrë garanci se Serbisë do t`i jepet data edhe në rast pajtimi. Këtë garanci nuk e ka marrë sidomos nga Gjermania.

Shteti, aktualisht lider i BE-së nuk e ka ndërmend që të fusë në Bundestag miratimin e një date dialogu për anëtarësimin e Serbisë pa parë zbatim në praktikë të marrëveshjeve të arritura.

“Fjalimi i presidentit Nikolic ka qenë i tmerrshëm. Paramendojeni çfarë ndodh sikur Serbia të udhëheqë presidencën e BE-së, ashtu siç ka udhëhequr Jeremic Asamblenë e Përgjithshme”, i ka thënë gazetës një diplomat. Madje qëndrime kundër fjalimit kanë mbajtur edhe përfaqësuesit e disa shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)