Serbia pretendon të monitorojë punën e Gjykatës Speciale
Beograd, 4 gusht - Serbia i mirëpriti ndryshimet kushtetuese të ndërmarra ditën e djeshme nga Parlamenti i Kosovës pasi deputetët e Kosovës vendosën dje për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Por nga ana tjetër, autoritetet serbe mbetën të pakënaqur lidhur me zbatimin praktik të dënimeve, kur përgjegjësit e krimeve do të marrin pjesën e merituar. Kështu u shpreh drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, në një intervistë për RTS-në ruse.
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Kosovës, është hapi i parë drejt formimit të gjykatës për krimet e pretenduara të UÇK-së dhe se pjesa më e madhe e punës, mbetet për tu kryer në të ardhmen, thekson Gjuriç.
Ai paralajmëroi se, qeveria serbe do të monitorojë me kujdes të veçantë ndërtimin dhe punën e Gjykatës Speciale.
Duke shprehur mungesë besimi për ish-liderët e UCK-së, që sot janë pjesë e Parlamentit të Kosovës, përfaqësuesi i qeverisë serbe tha se, e mira e kësaj gjykate është se do të jenë monitoruesit ndërkombëtarë ndjekës të procesit penal, për krimet e luftës në Kosovë.