26 Dhjetor 2024

Serbia po i mbanë të fshehura varrezat masive me trupat e shqiptarëve

Prishtinë, 27 prill - Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në Ditën Kombëtare për Persona të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te memoriali për persona të zhdukur, para objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryekuvendari Konjufca tha se të gjitha masakrat që Serbia i ka kryer në Kosovë janë akte të gjenocidit, duke shtuar se nuk mund të ketë qetësi as për të rënët e as për familjarët e të zhdukurve nëse drejtësia nuk shkon në vend.

Kryetari i Kuvendit theksoi se janë autoritetet shtetërore serbe ato që po i mbajnë të fshehura shumë prej varrezave masive, ku prehen trupat e shqiptarëve, të cilët u rrëmbyen gjatë luftës nga regjimi policor dhe ushtarak serb.

“Në Serbi ka me dhjetëra varreza masive me trupat e shqiptarëve, që janë gjetur edhe pas luftës, si në Rudnicë, Rashkë, Kizhevak, në liqenin e Peruçacit e në shumë lokacione të tjera. Mirëpo, shumë prej atyre varrezave ende nuk janë zbuluar, sepse  Serbia i mbanë të fshehura dhe ato mund t’i dinë vetëm autoritetet shtetërore të Serbisë. Shteti serb është përgjegjës për gjenocidin dhe të gjitha vuajtje e krimet që ia shkaktoi popullit shqiptar gjatë luftës së viteve 1998-1999”, tha kryekuvendari Konjufca.  

Kryetari i Kuvendit para familjarëve të të zhdukurve u zotua se si institucione të Republikës së Kosovës, përveç nderimeve, do të bëjnë çmos që drejtësia të vihet në vend.

“Nuk mund të ketë qetësi pa drejtësi në Kosovë”, nënvizoi z.Konjufca.  

Edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti theksuan dosmodoshmërinë e vendosjes së drejtësisë për të gjitha krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.

Kryekuvendari Konjufca, sot, bëri homazhe në nderim të të rënëve edhe në kompleksin memorial në Mejë të Gjakovës. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)